E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra europiane luftojne ne Siri

Shefi anti-terror i Bashkimit Europian deklaroi për “BBC” se me qindra europianë i janë bashkuar forcave kryengritëse në Siri, në luftimet kundër regjimit të Bashar al-Assad.

Gilles de Kerchove vlerësoi se sipas raporteve të BE-së, numri i europianëve është rreth 500, por shumë të tjerë mund të jenë të paregjistruar. Shqetësimi më i madh nuk është pjesëmarrja e tyre në konflikt, por radikalizimi në Siri dhe mundësia që kur të rikthehen në vendet e tyre, të vihen në shërbim të organizatave militante për të realizuar sulme terroriste në shkallë të gjerë. Britania e Madhe, Irlanda dhe Franca janë vendet e SiriaRreziku i konfliktit sirian për Europën Izraeli: Armë kimike janë përdorur në SiriSiri, numër rekord viktimash BE-së me numrin më të madh të shtetasve që i janë bashkuar kryengritësve në Siri, sipas listave të përpiluara nga shërbimet sekrete. ”Jo të gjithë ata janë radikalë në momentin kur nisen për në Siri, por me shumë gjasa, të gjithë kthehen të tillë, pasi radikalizimi fetar është pjesë e stërvitjes së tyre”, deklaroi Kerchove për “BBC”. ”Kjo situatë mund të sjellë një rritje serioze të kërcënimit ndaj shteteve ku ata banojnë, pasi të rikthehen në vend”. Identifikimi i shtetasve europianë që i janë bashkuar palës kryengritëse në konfliktin civil në Siri është shndërruar në një prej aktiviteteve kryesore të shërbimeve të inteligjencës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›