Një veturë si e Will.i.am

Will.i.am tërhoqi disa shikime dyshuese derisa po largohej të hënën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles në veturën e tij të kaltër metalike, të punuar sipas porosisë, me vlerë 900,000 dollarë.
Reperi 38-vjeçar dhe bashkë-themeluesi i Black Eyed Peas kishte prezantuar makinën me dizajn futuristik në muajin shkurt, me një xhiro në Hollywood.
Makina e veçantë që tërheq vëmendje është dizajnuar pjesë për pjesë nga “West Coast Customs”, të njohur për punën e tyre në shfaqjen televizive “Pimp My ride”. /Indeksonline/