Qindra mijëra sirianë, protestojnë sërish kundër Assadit

Qindra mijëra njerëz demonstruan sërish në Siri kundër presidentit autoritar Bashar al-Asad. Sipas njoftimeve të pakonfirmuara të veprimtarëve për të Drejtat e Njeriut pas lutjes të së premtes, demonstrata janë zhvilluar ndër të tjera në qytetet Hamas, Homs dhe Damaskë.
Thuhet se gjatë tyre humbën jetën të paktën 24 njerëz. Mbi 10 mijë sirianë kanë kërkuar strehim në kampet e refugjatëve në Turqi. Që prej fillimit të protestave në mes të marsit, sipas aktivistëve për të Drejtat e Njeriut kanë humbur jetën të paktën 1.400 njerëz.