Westerwelle:Turqia luan një rol kyç në Lindjen e Mesme

Në kuadër të përkrahjes së reformave demokratike në botën arabe, Gjermania mbështetet në bashkëpunimin me Turqinë.
Ky vend është një vend strategjik kyç për kapërcimin e problemeve në rajon, tha ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle pas bisedimeve me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu në Stamboll.
Ai vlerësoi lart përpjekjet e Turqisë për kthesën në Egjipt dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike në Libi. Shefi i diplomacisë gjermane lëvdoi qëndrimin turk ndaj konfliktit në Sirinë fqinje.