Qindra të arrestuar në Tunizi

Rreth 200 persona janë arrestuar në Tunizi pas protestave të fundjavës, që përfunduan me përleshje në rrugë.
Të arrestuarit përballen me akuzat ër dhunë ndaj policëve, vjedhje dhe vandalizëm.
Protestuesit kërkonin largimin e kryeministrit Sebsi. Tensionet mbeten të larta në Tunizi, që nga rrëzimi i udhëheqësit autokrat Ben Ali në muajin janar.