E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Newt Gingrich hyn në garën presidenciale

Newt Gingrich, ish kreu republikan i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan pritet të hyjë në garën për president të SHBA-së.

67-vjeçari do ta bëjë publike gjatë ditës futjen e tij në garën e republikanëve për të përzgjedhur kandidatin presidencial në zgjedhjet e 2012-ës.

Newt Gingrich njihet për qëndrimet e tij konservatore e në veçanti për përplasjet rreth buxhetit në kohën e presidencës së Bill Klintonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›