E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra të arrestuar në tregjet e Moskës

Policia e Moskës ka arrestuar qindra persona që dyshohen se janë emigrantë gjatë bastisjeve në një treg të qytetit.

Këto bastisje besohet se janë përgjigje ndaj një sulmi në të cilin u plagos një oficer policor.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se 470 persona janë arrestuar në tre tregje, mëngjesin e së martës.

Të shtunën, një grup i oficerëve policorë janë sulmuar nga 12 persona në tregun Matveyevsky në pjesën perëndimore të Moskës derisa policët ishin duke e arrestuar një person me dyshimin se e ka dhunuar një vajzë 15 vjeçare.

Njërit prej policëve i është shkaktuar dëndim serioz në kokë.

Si përgjigje ndaj kësaj, policia ka nisur operacione për të kontrolluar njerëzit në tregjet e qytetit për përfshirje në krim.

I dyshuari se e ka dhunuar vajzën 15 vjeçare dhe personi që dyshohet se e ka sulmuar policin janë arrestuar.

Tregjet e Moskës kanë të punësuar shumë emigrant nga ish republikat sovjetike dhe Kaukazin Verior rus i populluar nga myslimanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›