E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes krijuesi i qytetarëve të botës, Davis

Ka vdekur aktivisti për paqe, Garry Davis, i cili kishte hequr dorë nga nënshtetësia amerikane në fillim të luftës së ftohtë dhe e kishte krijuar një qeveri për personat e vetdeklaruar si qytetarë të botës.

Krahu ekzekutiv i Qeverisë Botërore të Qytetarëve të Botës ka njoftuar të hënën se Davis ndërroi jetë në Vermont, vetëm tre ditë para se të bëhej 92 vjeç.

Nuk është dhënë arsyeja e vdekjes.

Davis, një aktor teatri i cili ka pilotuar aeroplan bombardues B-17 mbi Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka hyrë në ambasadën amerikane në Paris më 1948 për të hequr dorë nga nënshtetësia amerikane e tij dhe duke u deklaruar si qytetar i botës.

Jo shumë kohë pas kësaj, ai i ka bërë thirrje OKB-së që të bëhej qeveria e vetme e botës, një ide kjo e përkrahur nga Albert Einstein, Albert Camus dhe Albert Schweitzer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›