E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro marreveshje per daljen nga kriza

Ministrat e Financës së Eurozonës kanë arritur marrëveshjen për planin e shpëtimit të bankave qipriote. Vendit në krizë i janë akorduar 10 miliardë euro hua.

Qipro refuzoi fillimisht ndihmën, për shkak të shkurtimeve dhe kushteve të rënda të imponuara nga Bashkimi Europian, por negocimet paralele për një kredi madhore me Rusinë dështuan, duke lënë ofertën e Brukselit të vetmen mbi tavolinën e Nikozias zyrtare.

Sipas BBC, presidenti i Qipros Anastasiades dhe trojka kanë vendosur që banka Laiki, e dyta më e madhe në vend, do të mbyllet nëpërmjet një procesi të kontrolluar.

Depozitat deri në 100 000 euro do Kriza FinanciareBE: Nuk ka zgjidhje optimale për QipronRusia refuzon të ndihmojë QipronJaponia, defiçit për të tetin muaj rresht të garantohen nga Bashkimi Europian, ndërsa ata më të mëdha do të “ngrihen”. Presidenti i Eurogrupit të ministrave të financës së Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, deklaroi në një konferencë për shtyp: “Kjo marrëveshje i jep fund pasigurisë së ekonomisë së vendit.”

Tashmë Qipro, një vend me 17 miliardë euro Prodhimin të Brendshëm Bruto në vit, duhet të sigurojë 5,8 miliardë eurosh shkurtime nga buxheti në vitet e ardhshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›