E Diel, 1 Nëntor 2026

Qipro masa te rrepta sigurie ne pritje te rihapjes se bankave

Masa të rrepta sigurie në Qipro, ndërsa bankat presim të rihapin dyert e tyre afërsisht dy javë pas mbylljes së tyre. Një numër i madh policësh dhe roje private sigurie janë shpërndarë në bankat e ishullit të cilat janë furnizuar me para. Por banorët gjithsesi do të kenë mundësi të tërheqin vetëm 300 euro në ditë. Ky kushtëzim është vënë për të evituar zbrazjen e llogarive bankare pas miratimin të paketës së shpëtimit të dhënë nga Trojka. Sipas këtij plani çdo llogarie bankare që kalon shifrën e 100 mijë eurove detyrimisht do ti nënshtrohet një tërheqjeje mbi 10 për qind. Kjo ishte e vetmja mënyrë që ishulli të merrte kredinë prej 10 milionë eurosh që do shpëtojë vendin nga falimentimi. Një kushtëzim tjetër është dhe ai sipas të cilit çdo banor i ishullit ka të drejtë të bëjë një transfertë ose tërheqje mujore jo më shumë se 5 mijë euro. Ndërsa për të gjithë ata që duan të largohen nga vendi mund të marrin me vete vetëm një mijë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›