E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro, përdhunohet 11-vjeçarja, e njohu agresorin në facebook

NIKOSIA - Opinioni publik qipriot vazhdon të jetë jashtëzakonisht i tronditur për shkak të përdhunimit të një vajze 11-vjeçare nga ana e një burri 38-vjeçar, i cili është njohur me të përmes rrjetit social Facebook, njoftojnë pothuajse të gjitha gazetat greke të Qipros.
Përdhunuesi është shtetas grek, i cili shërben në Gardën Kombëtare të Qipros dhe dje është dorëzuar në një gjykatë në Limasol. Kundër tij është ngritur padi për përdhumin dhe dhunë seksuale ndaj të miturve.
Ndërkohë, 11-vjeçarja ka pranuar se me përdhunuesin është njohur në Facebook.
Në këtë rrjet ata kanë shkëmbyer telefonat dhe kanë filluar të bisedojnë.
Më vonë, ranë dakord që të shihen dhe që në takimin e parë 38-vjeçari e ka përdhunuar.
Burri, i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë, e ka pranuar krimin, por ka pohuar se nuk e ka ditur se vajza ishte 11 vjeçe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›