Kadare ne librarite italiane me dy romane
ROME- Ismail Kadare, kandidat disa herë i çmimit 'Nobel' për letërsinë, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave e shtypit, por edhe të lexuesit të huaj. Vetëm në pak ditë distancë Kadare do të jetë i pranishëm në libraritë italiane me dy nga librat e tij. Bëhet fjalë pikërisht për botimin për herë të parë në këtë gjuhë të romanit "Aksidenti" nga shtëpia botuese "Longanesi", ndërkohë në datën 22 prill, shtëpia tjetër botuese "Fandango" do të ribotojë e hedh në treg "Përbindëshin".
"Aksidenti"
Romani "Aksidenti" është historia e marrëdhënies së një vajze shqiptare me një diplomat karriere të huaj. Ngjarja vendoset në kohën e luftës së Kosovës, e si diplomat ai merr pjesë në shumë takime ndërkombëtare ku do të vendosej nëse do të ndërhyhej në Kosovë apo jo. Ngjarjet e takimet mes dy protagonistëve zhvillohen më së shumti jashtë vendit. Vdekja nga një aksident mbetet mister e për të hetojnë shërbimet sekrete shqiptare e serbe, po asgjë nuk del në dritë. Ky libër është shkruar rreth pesë vite më parë, dhe deri tani është botuar në frëngjisht, spanjisht e italisht.
"Perbindeshi"
"Përbindëshi" cilësohet si një prej romaneve më origjinalë të shkrimtarit tonë. Jemi në vitet 1960, kohë Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik kanë prishur marrëdhëniet e tyre. Kadareja kthehet nga Moska. Prishja e marrëdhënieve krijon ankth në popullatën shqiptare, sidomos në mesin e studentëve. Dhe, ky shqetësim përshkon romanin: gjendja e keqe e njerëzve dhe perceptimi i rremë i botës të cilat janë të prekshme tek "Përbindëshi". Ky libër i shkruar në vitin 1965, është censuruar në Shqipëri për 25 vjet. Ankthin që pasqyron populli i tij për shkak të regjimit politik, Kadare e zhvendos nga vendi dhe e çon në një vend legjendar, në qytetin e Trojës. Historia e Laokontit, i vrarë nga Trojanët sepse dyshonte në qëllimet e grekëve, është shumë adekuate për të ilustruar totalitarizmin e një shteti që hedh poshtë kontradiktat që mund të kërcënojnë një politikë tashmë të vendosur.
(s.g/BalkanWeb)