Qipro, shefi i marinës mes viktimave

Shefi i marinës së Qipros, Andreas Ioannides, ishte mes 12 personave që mbetën të vrarë kur një sasi eksplozivi që ndodhej në konteinerë shpërtheu në bazën kryesore detare të vendit.
Gjithashtu në këtë incident humbi jetën edhe komandanti i bazës Evangelos Florakis, Lambros Lambrou, ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes dhanë dorëheqjen ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i gardës.
Një zëdhënës qeveritar ka deklaruar se një takim zyrtar i mbajtur pas ngjarjes vlerësoi se parametrat e sigurisë në këtë bazë duhen përmirësuar.
Komentet vijnë pasi i biri i Ioannides deklaroi se autoritetet kanë injoruar vazhdimisht deklaratat e tij mbi gjendjen e dobët të sigurisë së konteinerëve.
Sasia e eksplozivit, i cili ishte sekuestruar pasi kishte si destinacion Iranin, shpërtheu pasi konteinerët u përfshinë nga flakët.