Qiproja merr drejtimin e Bashkimit Europian

Në mes të krizës ekonomike dhe dyshimeve për një stabilitet, Qipro merr sot presidencën e radhës të BE. Por Qiproja është një vend që dallon prej anëtareve të tjera të BE-së në shumë aspekte. Kriza e euros po hedhë një hije të rëndë mbi presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
Qiproja do të jetë vendi i parë i cili kryeson BE-në dhe kërkon ndihma evropiane. Qeveria qipriote ka kërkuar ndihma vetëm pak ditë para fillimit të presidencës së radhës. Ky vend sikur edhe Spanja më së shumti ka probleme me bankat e futura në borxhe të thella.
Presidenca qipriot ka vendosur katër prioritete kryesore për një Evropë më efektive dhe të qëndrueshme, një ekonomi më efikase, në bazë të zhvillimit, një Evropë që do të bëjë më shumë për qytetarët e saj dhe një Evropë më afër fqinjëve.
Programi i presidencës qipriote do të paraqitet e mërkurën në korrik 4 në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg nga Presidenti i Qipros, Demetris Kristofias. Një tjetër problem mbetet edhe marrëdhenia me Turqinë. Juridikisht në BE është futur i tërë vendi por faktikisht kjo vlenë vetëm për pjesën greke të Qipros. Pjesa veriore e vendit është nën kontrollin e Turqisë, ne dërsa Ankaraja nuk njeh Republikën e Qipros që mund të ketë pasoja direkte për politikën e këtij vendi në gjashtë muajt e ardhshëm. Turqia ka vendosur që të bojkotojë të gjitha aksionet e Qipros që kanë të bëjnë me negociatat mes Brukselit dhe Ankarasë.
Eurodeputeti Martin Schulz, që është edhe kryetar i Parlamentit Evropian, thotë se një gjendje e tillë është a padurueshme.
Ndërkohë presidenti Christofias ka theksuar edhe një herë dëshirën për vazhdimin e dialogut me pjesën veriore të vendit për një ribashkimin.