E Diel, 1 Nëntor 2026

Qiraxhi: Protesta e PD kishte si qëllim forcimin e Berishës dhe përjashtimin e Salianjit

Aktivisti i “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar protestën e opozitës një ditë më parë.

Qiraxhi tha se ajo protestë kishte vetëm një qëllim: të forconte pozitat e Sali Berishës dhe të përjashtonte Salianjin nga partia.

Pjesë nga biseda:

Ibraj: Si zgjidhet kjo situatë?

Dedaj: Duke ndërgjegjësuar ndërkombëtarët.

Xhixho: Edhe 83 mandate kanë marrë pak, me kaq shumë sa kanë vjedhur. Vendi ka nevojë për qeveri teknike.

Qiraxhi: Të paktën sa kam unë memorie politike, këtu s’kemi ngjarje të jashtëzakonshme politike. E vetmja gjë e re është SPAK-u, ku të gjithë besojnë se SPAK do të rregullojë gjithçka.

Borakaj: Pse, skandale aq të mëdha kemi pasur?

Qiraxhi: Janë vjedhur në ’97-ën.

Ibraj: Janë vjedhur 10 milionë euro.

Borakaj: Po 10 milionë euro janë çokollata, o Kujtim.

Qiraxhi: Ajo që shohim ne sot është që opozita pret nga SPAK-u. PD bëri një protestë të suksesshme për qëllimin e saj të brendshëm: të forconte pozicionin e Sali Berishës dhe të përjashtonte Salianjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›