E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi në Shkup një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje janë thelbësore për të ardhmen.

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›