‘Qori do marrë votat e opozitës’, Muça: Berisha po përgatit alibinë për humbjen në Tiranë

Gazetari Flogert Muça komentoi për ‘Real Story’ situatën politike në kryeqytet sa i takon garës për drejtimin e Bashkisë. Socialistët dolën me kandidaten e tyre Manastirliu, ndërsa ende ‘enigmë’ mbetet përfaqësuesja e demokratëve.
Muça tha se Alimehmeti dhe Tabaku janë kandidatët e duhur për këtë post, si dhe më të votuarit nga zgjedhjet e fundit. Sa i takon opozitarit Qori, gazetari tha se ai do të marrë votat e opozitës.
“Pse jemi në pikën që nuk ka një emër? Është thënë emri i doktorit dhe Tabakut që janë të vetmit të votuar, skema ka rënë. I është dashur një alibi doktorit për rezulatin që e pret nesër.
Ka krijuar një proces si primaret, ku ka futur dhe doktor Alimehmetin, nesër kur rezultati të jetë dramatik do të thotë që nuk ka qenë vendimi im. Liga e parë e emrave ka refuzuar të kandidojë sepse janë të zgjuar.
Nëse Alimehmeti do garonte nesër, ky e dinte që do ishte ta kapte dhe ta hidhje në zjarr politik. Kandidati përballë Ogertës do të ishte një kandidat i Ligës së Dytë, psh Dorjan Teliti anëtar i Këshillit Bashkiak. Emrat e tyre të mirë kanë refuzuar. Sa herë vendosen emra me peshë, e sulmojnë. Arlind Qorri është si Alimehmeti, ai nuk i merr më vota PS, por opozitës.”
/ abcnews.al /