E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasada e Holandës: Mbështesim punën e jashtëzakonshme të SPAK, projekt i ri për hetimet financiare

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Ambasada e Holandës në Tiranë shprehu mbështetjen për SPAK, duke theksuar angazhimin e përhershëm për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Përmes një reagimi, ambasada konfirmoi se mbështetja realizohet përmes programit MATRA, ndërsa njoftoi edhe projektin e dytë të zbatuar nga CILC.

Ky projekt, thekson ambasada, do të ofrojë mbështetje në hetimet financiare dhe ndarjen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK.

“Holanda, nëpërmjet Programit MATRA, vazhdon të mbështesë SPAK-un në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit ligjor. Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e projektit tonë të dytë, të zbatuar nga CILC, i fokusuar në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar në hetimet financiare dhe ndarjen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK. Ne e njohim dhe vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që ka bërë SPAK dhe me dy projekte në vazhdim, mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, thuhet në reagimin e ambasadës holandeze në Tiranë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›