E Diel, 1 Nëntor 2026

Quantum Balkan Initiative, teknologjia kuantike dhe bashkëpunimi rajonal në fokus

Quantum Balkan Initiative, pjesë e World Changers Summit, prezantoi synimet dhe rëndësinë e kësaj nisme për rajonin.

Violinisti Olen Çezari, artisti vizual Rob Prior dhe Gabrielle P. Andreoli ndanë vizionin e tyre për zhvillimin e teknologjive kuantike, inovacionin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“Është një nismë shumë inkurajuese dhe një platformë ndërkombëtare, e cila synon të përfaqësojë një nismë globale që riformulon bashkëpunimin ndërkombëtar, duke simbolizuar bashkimin e artit dhe shkencës, ku të tre ne artistët e pranishëm do të performojmë në këtë nismë të rëndësishme”, tha violinisti Çezari.

Gjatë konferencës u theksua roli i rëndësishëm që kjo iniciativë pritet të luajë në afrimin e Ballkanit me zhvillimet më të avancuara teknologjike, si dhe në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit mes profesionistëve dhe institucioneve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›