E Shtunë, 31 Tetor 2026

Quaresma paralajmëron largimin

Në një moment kur Inter po i radhit sukseset një pas një dhe është në kërkim të Ligës së Kampionëve, është një prej futbollistëve që nuk është i kënaqur: Ricardo Quaresma. Portugezi ka vendosur që në fund të sezonit të largohet nga Inter, pas dështimit të tij te Nerazzurrët.

“Nuk ia vlen të rri më tek Inter pa luajtur. Nuk është faji te Mourinho. Ai është trajner i madh, por kur të vjen momenti do t’ua kujtoj se si kanë rrjedhë gjërat”, tha mesfushori portugez, i cili pranoi se nuk do të rikthehet në Portugali, pasi dëshiron të luajë në Spanjë ose te një tjetër klub italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›