Mourinho i shqetësuar për Gudjohnsen

Pavarësisht presionit të finales së Champions League dhe pyetjeve për të ardhmen e tij, Jose Mourinho, nis sfidën me bavarezët në distancë, duke u shprehur më i shqetësuar për vullkanin "Gudjohnsen" se cdo gjë tjetër. “Jam i shqetësuar për Gudjohnsen. Nuk e di mirë emrin e vullkanit, se është i vështirë, po më duket se është Gudjohnsen," bëri shaka ai, duke iu referuar ish-sulmuesit të Chelsea dhe Islandës, Eidur Gudjohnsen.
Kampionët dhe fituesit e Kupës së Italisë të Inter do të ndeshen me kampionët dhe fituesit e Kupës së Gjermanisë, Bayern Munich – në Madrid për tu shpallur kështu skuadrën më të mirë në Europë. Portugezi i është përgjigjur edhe akuzave të teknikut të Bayern Mynih, Luis Van Gaal, se Interi është i mërzitshëm. "Në Champions League nuki mbaj mend tjetër ndeshje si Inter v Barcelona në San Siro. Nuk më kujtohet të kem parë një skuadër tjetër të luante futboll sic bëmë ne – sulm në mënyrë agresive kundër kampionëve të Europës". Inter, në Madrid, luan finalen e parë të kupave europiane që nga viti 1972 dhe shqetësimi i vetëm i Mourinho është vullkani Eyjafjallajokull në Islandë, që krijoi kaos në fluturimet ajrore të Europës.
Eno Skarço