E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qumështi i bletës, rëndësia e kësaj pasurie të pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut

Bletërritësit janë duke nxjerrë qumështin e bletës. Qumështi është një substancë e çmuar dhe shumë ushqyese që prodhohet nga bletët punëtore për të ushqyer larvat e reja dhe mbretëreshën e koshereve. Nxjerrja e tij kërkon përkushtim, njohuri të mirë mbi jetën e bletëve dhe një proces të veçantë që respekton ciklin natyror të kolonisë së bletëve.

Qumështi i bletës është i pasur me proteina, vitamina si B1, B2, B6 dhe B12, aminoacide dhe enzima. Ai përdoret në mjekësinë natyrale për forcimin e sistemit imunitar dhe për të rritur energjinë, në kozmetikë, si përbërës për rigjallërimin e lëkurës, përdoret gjithashtu në suplementet ushqimore, për përmirësimin e fertilitetit, kujtesës dhe metabolizmit.

Gazetare: G. Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›