E Diel, 1 Nëntor 2026

Qumeshti shqiptar nuk perben asnje rrezik per shendetin e konsumatoreve

“Jap garanci absolute nga autoriteti im si ministër konsumatorit shqiptar, se asnjë rrezik nuk i vjen atij nga qumështi i prodhuar dhe i ambalazhuar në stabilimentet shqiptare”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. 
Kjo garanci u dha gjate ceremonisë se 65 vjetorit te krijimit te shërbimit veterinar,ministri ruli tha se problemi i aflatoksines lindi si lufte konkurenciale.
“Duke kuptuar qartë se çështja e aflatoksinës nuk lindi si një problem dhe përkujdesje ndaj konsumatorit, por si një luftë e pandershme tregtare mes vendeve të rajonit, ne kemi për detyrim politik por dhe profesional të mbrojmë nga goditje të tilla jo vetëm thjesht industrinë tonë moderne të përpunimit dhe ambalazhimit të qumështit, por çka është më e rëndësishme të mbrojmë dhe interesat e jo më pak se 20 mijë fermerëve shqiptarë që prodhojnë atë qumësht që përpunohet në stabilimente dhe që shqiptarët e konsumojnë në mënyrë të garantuar”, tha Ruli. 
 
Duke folur për shërbimet veterinare ne vend,ministri ruli tha se Shqipëria ka sistem me standarde te larta ne këtë fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›