E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qumeshti zevendesohet me ccedilaj

Pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte nuk u është dhënë qumësht, duke e zëvendësuar atë me çaj.

Nderkohe qe specialistë të sigurisë ushqimore në Institutin e Shendetit Publik thone se efektet shëndetsore të konsumit te qumështi me permbajtje te larte te aflatoksines jane afatgjata dhe kjo varet nga konsumi dhe niveli i kontaminimit te qumeshtit.

"Efekte akute nuk ka, nuk është evidentuar ndonjëherë që të ketë efekt të menjëhershëm. Megjithatë që të presësh një efekt kronik afatgjatë, duhet marrë në konsideratë sa është sasia e aflatoksinës në produktin ushqimor, sa është frekuenca e marrjes Skandali i qumështitAlarmi i qumështit me Aflatoksinë së produktit të kontaminuar, se sa sasi merr njeriu. Rregulloret e Komunitetit Europian referojnë vlerën 0.05 miligramë për kilogramë produkt qumësht", thotë Prof.Asoc. Lindita Molla, nga Departamenti i Sigurisë Ushqimore në Institutin e Shëndetit Publik.

Deri me tani dihet vetem norma e lejuar ne vendet e Bashkimit Europian, nderkohe qe institucionet tona nuk kane bere publike nivelin e Aflatoksines që u dyshua se gjendej në partitë e qumështit të analizuara. Sipas zonjës
Molla, Aflatoksina ka efekt edhe me te ashper tek personat e diagnostikuar me hepatit B.

"Flitet për efekte toksike të larta, zakonisht efekti toksik lartë është kryesisht në grupe popullate me hepatit B, duke qenë se mëlçia e tyre është realisht e sëmurë dhe prania e Aflatoksinës në organin e tyre jep efekte më të shpejta se sa kronike", tha Molla.

Vendet e Bashkimit Europian kane si standard te nivelit te Aflatoksines ne qumesht 0.05 miligramë per kilogramë, nderkohe qe Shtetet e Bashkuara e kane 10 here me te larte. Por sipas specialistëve për sigurinë ushqimore ne i referohemi standardeve të BE-së, pasi dy kontinente kane kushte te ndryshme gjeografike dhe atmosferike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›