E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qytetar Nderi”, Bashkia e Malësisë së Madhe nderon dy futbollistët e kombëtares dhe boksierin e njohur

Bashkia e Malësisë së Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” tre figura të spikatura të sportit, që kanë bërë krenarë jo vetëm këtë trevë, por edhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare: futbollistët Armando Broja dhe Mario Mitaj, si dhe boksierin kampion bote Jurgen Uldedaj.

Për shkak të angazhimeve me klubet respektive dhe përgatitjeve në stërvitje, në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm vetëm Mario Mitaj.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e vlerësoi këtë titull si një motivim të veçantë në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Polonisë, duke theksuar rëndësinë që ka për të përfaqësuar denjësisht vendin dhe vendlindjen e tij.

Në historinë e futbollit shqiptar, Malësia e Madhe renditet ndër trevat që i ka dhënë më shumë Kombëtares, me emra të njohur si Bekim Balaj, Armando Broja, Mario Mitaj, Klevi Cokaj, Ndriçim Kacaj dhe Alban Vata, të cilët kanë kontribuar në përfaqësimin e Shqipërisë në nivele të ndryshme ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›