E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetare e ambientaliste proteste per mosprishjen e Kopshtit Botanik

Ambientaliste qytetare te thjeshte dhe anetare e deputete te Partise Socialiste jane mbledhur sot ne nje proteste kunder prishjes se nje pjese prej rreth 2 hektaresh te Kopshtit Botanik. Ata kundershtojne per te dyten dite radhazi prishjen e Kopshtit Botanik ne favor te Unazes se Re.


Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi pjesemarres ne proteste tha se banda e kusareve qe i eshte sulur Kopshtit Botanik nuk ndalet para asgjeje ndaj ne duhet ti zmbrapsim keta njerez qe nuk njohin tjeter gje vec etjes per pushtet dhe para. Shalsi shtoi se kjo eshte hipokrizi sepse Saliu flet per mjedisin dhe me pas e sulmon ate. Kjo eshte nje pasuri e ndertuar nder vite nga profesore dhe studente te shkencave te Natyres.

Nje tjeter figure e PS-se Besnik Bare u shpreh se Kopshti Botanik ka vlera unikale te cilat projekti i meparshem i respektonte duke mos e copetuar parkun. Berisha po shkaterron Kopshtin Botanik. Ky eshte nje krim inteklektual dhe mjedisor qe duhet ndauar me cdo kusht. I bejme thirrje Berishes ta ndaloje kete masaker tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›