E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngaterron deren e shtepise bie ne gropen e ashensorit

TIRANE- Nje adoleshente 17 vjecare i shpetoi mrekullisht dje vdekjes pasi ra ne gropen e ashensorit nga kati i trete ne katin -1. Elma Vogli 17 vjece banuese ne kryeqytet mbeti e plagosur rende pasi ra nga kati i trete i pallatit ne katin e nendheshem duke pershkuar kater kate distance lartesi. Vajza mesohet se ka pesuar demtime te renda dhe u dergua nga policia me shpejtesi ne spitalin ushtarak ne kryeqytet per te marre ndihmen e pare.


Per fatin e saj te mire adoleshentja 17 vjecare mori vetem plage te ndryshme si fraktura apo demtime te tjera por se siaps burimeve zyrtare te policise se kryeqytetit ajo nuk kishte demtime ne trup qe te mund ti rrezikonin jeten.


Ngjarja ndodhi dje ne mbremje rreth ores 1900 kur policia e komisariatit nr.1 u njoftua se ne rrugen e Elbasanit se nje vajze ishte aksidentuar ne nje pallat qe ndodhej perballe nje diskoje te njohur buze rruges kryesore. Vogli mesohet se ka qene duke tek nje shoqe e saj per nje vizite ndersa burimet e policise thane se ajo ka ngaterruar deren e apartamentit ku do te shkonte me deren porten hyrese te ashensorit i cili ishte i pa montuar ndersa hapesira e vendosjes se ashensorit ishte e boshe duke shkaktuar edhe incidentin e djeshem.


Menjehere ne drejtim te adreses se lajmeruar jane nisur dy sherbime te policise se komisariatit nr.1 te cilat kane verifikuar informacionin e ardhur.Aty patrullat konstatuan se nje vajze ishte rrezuar nga kati i trete i nje pallati qe ishte ne ndertim e siper duke rene ne vendin qe eshte ndertuar posacerisht per ashensorin e pallatit. Ende nuk dihet se ne crrethana vajza ka rene ne gropen e ashensorit. Nje grup shpetimi mberriti ne vendin e ngjarjes dhe adoleshentja 17 vjecare u nxor pas shume per pjekjesh me litar nga nje grup punonjesish te policise se komisariatit nr.1.


Pasi nxoren vajzen e aksidentuar nga gropa e ashensorit qe sipas policise ishte rreth 3 metra ajo u nis me nje automjet ne drejtim te spitalit ushtarak ne kryeqytet per ti dhene ndihmen e nevojshme. Mjeket kane konstatuar se vajza kishte shembje ne trup si dhe disa fraktura ne gjumtyre dhe brinje.


Sipas burimeve te spitalit demtimet kane qene te lehta dhe qe nuk i rrezikonin asaj jeten. Policia nisi hetimet per ngjajen dhe nga veprimet e para te kryera ne vendin e ngjarjes u konsatua se vecse godina ishte ne ndertim e siper ne vendin ku duhet te vendoset ashensori nuk kishte asnje mase mbrojtese dhe paralajmeruese per banoret e pallatit.


Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe konfirmimit te faktit se adoleshentja gjimnaziste kishte rene aksidentalisht policia pritet te nise procedimin penal per shkelje te rregullave te sigurimit teknik ne pune me pasoje plagosjen e nje personi. Pritet qe gjate diteve ne vazhdim te saktesohet edhe pergjegjesia konkrete e punonjesve te pallatit ne ndertim dhe personave qe kane pasur detyre te sigurojne vendet e rrezikshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›