“Qytetarët janë mosbesues ndaj politikanëve të korruptuar”- Protestat studentore, shtohet vëmendja nga Kongresi amerikan! Republikani Keith Self: Liderët shqiptarë të përgjigjen me ndryshime thelbësore
Kongresmeni republikan amerikan Keith Self ka reaguar në mbështetje të protestave në Shqipëri, duke i cilësuar ato si shprehje të mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe shpërfilljes së shtetit të së drejtës.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të Shqipërisë të dëgjojnë kërkesat për ndryshime thelbësore, që garantojnë mundësi ekonomike dhe stabilitet rajonal.
The protests in Albania are a culmination of the people’s distrust of corrupt politicians and fatigue over the total disregard for the rule of law. Albania’s leaders need to heed the calls for substantive changes that will yield economic opportunity and foster regional stability.
— Rep. Keith Self (@RepKeithSelf) October 17, 2026
Reagimi i kongresmenit republikan Keith Self:
Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u përgjigjen thirrjeve për ndryshime thelbësore, që do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal.