E Diel, 1 Nëntor 2026

Ra pa ndjenja nga aksioni policor, Dr. Euglert Karriqi: 53-vjeçari në gjendje stabël te Urgjenca

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Euglert Karriqi, bëri me dije se 53-vjeçari Stavros Kodra, i transportuar nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së sotme ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

mjeku dhe i riu

Sipas mjekut, pacienti është i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

Ai po mbahet nën monitorim mjekësor dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, informon mjeku.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›