E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët, këcënim personat me probleme mendore

E ndërsa ditët e fundit, persona më probleme mendore janë bërë protagonistë të skenave me tentativë për vetëvrasje, duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, qytetarët shprehen se ndihen të kërcënuar nga këta persona.
 

Gjithashtu qytetarët shprehen se shteti duhet të tregohet më i përgjegjshëm duke bërë të mundur ngritjen e institucioneve të posaçme për trajtimin e këtyre personave.
 

Ditën e martë, një person ishte ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe kërcënonte me vetvrasje, ndërkohë që gjatë operacionit të shpëtimit të tij ,një efektiv i Reneas rrezikoi jetën duke u rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme e shtyllës. Një tjetër rast i ngjashëm ndodhi ditën e mërkurë, ku një grua preu me sopatë telat e energjisë elektrike në çatinë e banesës si dhe kërcënoi fqinjin e saj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›