Qytetaret kunder importit te mbetjeve

Qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërise civile janë vendosur para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për importin e mbetjeve. Ndërsa deputetet diskutonin në kuvend pro dhe kundër ligjit, përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë argumenta përse nuk e duan këtë ligj.
“Kemi marrë vesh nga burime jozyrtare, që në Itali është bërë gati ngarkesa e parë me plehra për t’u dërguar në Shqipëri. Tu themi jo plehrave, t’u themi jo importit të kancerit”, deklaroi përfaqësuesja e shoqërisë civile, Kozara Kati.
Një tjetër qytetare, shtoi: “Unë jam nga Viçidoli, jam një bashkëfshatare e Kryeministrit Berisha. Kam ardhur këtu për të kërkuar para parlamentit që të mos aprovohet ky ligj shkatërrues. Kam ardhur që t’I bëj thirrje Zonjës Topalli, e Këtu ka një qytetari që është në gjendje ta bëjë zërin e saj të dëgjohet. Nuk ka rrugë tjetër, përveçse të bëjmë zërin tonë të dëgjohet edhe për plehrat
Ardian Klosi
Përfaqësues i shoqërisë civile cila është shndërruar në kryeaktivisten në luftën kundër kancerit, që të mos pranojë importimin e lëndëve që do të dëmtonin shëndetin dhe vetëm sa do të shtonin rastet me kancer”.
Njëri prej drejtuesve të lëvizjes civile, Ardian Klosi, në fjalën e tij kujtoi se: “Kur në korrik protestuam ndaj shembjes së Piramidës, qeveria i quajti qytetarët pionerë të Enverit. Por, ata pionerë arritën që në një natë të mblidhnin pesë mijë firma. Pionerët bënë që presidentit të mos ta firmoste shembjen. E pra, paska një qytetari që di të bëjë zërin e saj të dëgjohet në këtë vend. Nuk ka rrugë tjetër, përveçse të bëjmë zërin tonë të dëgjohet edhe për plehrat”.
Përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë në vëmendje rritjen e lartë të numrit të personave të prekur nga kanceri, një sëmundje që ndikohet mjaft edhe nga faktorët mjedisore. Kjo proteste u parapri nga një fushtë për mbledhjen e firmave të miëera qytetareve nga organizatat rinore të bashkuara në “kuvendin civil”, të cilët u shprehën kundër importiti të mbetjeve.
Më herët, një grup ambientalistësh kanë zhvilluar një takim me presidentin Bamir Topi, i cili ka kërkuar që të degjohet zeri i ekperteve dhe i shoqerise civile, për një ligj që i prek të gjithë qytetarët.
“Ligji duhet të pranojë vetëm mbetjet tona, pasi ky vend nuk është ende gati të presë mbetje të huaja. Presidenti duhet të jetë shtylla bazë e komunikimit, me Kryeministrin, Ministrin dhe Komisionet e Sigurisë Kombëtare”, theksoi Sazan Guri.
Ekspertët kanë theksuar se shteti duhet të merret me menaxhimin e mbetjeve ne vend dhe jo me importin e tyre. Importi i plehrave
Rama: Importi i plehrave, tradhti
Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
"Plehrat", protestë para Parlamentit
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Memaliaj, miniera e shkatërruar plotësisht
Miniera e qymyrgurit në Memaliaj ka filluar të shfrytëzohet dhe të kthehet në një qendër të mirëfilltë indistriale që prej vitit 1946, vit kur është themeluar edhe qyteti me të njëjtin emër. Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Me vendim të Këshillit të Kombëtar të Ujërave, shtrati i lumenjve nuk duhet të shfrytëzohet nga firmat e inerteve nga data 1 nëntor, deri në fund të muajit qershor. Memaliaj, mungon ambulanca
Qendra shëndetsore në Memaliaj prej 5 vitesh po funksionon pa ambulance. Sipas stafit mjekësor automjeti për urgjencat është vjedhur dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Tepelenë, kalaja e Ali Pashës, e pushtuar nga plehrat
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës një prej objekteve më madhështorë në jug te vendit është e zaptuar sot nga dhjetëra banesa gardhe dhe plehra.
Mbahet konferenca “Ujë për Qytetarët”
Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha.
Lajmet kryesore
Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Rama: Importi i plehrave, tradhti
“Top Story”: Debate për Kongresin e PS
Goditen dy biznese të paligjshme