E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët në ditën e 53-të të protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Protesta maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

Kërkesat e prrotestuesve vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit po vijojnë marshimin me pankarta në duar në drejtim të Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha si dhe të kastës së vjetër politike.

Një protesuese u shpreh se në 53 ditë ka ndodhur një ndryshim rrënjësor i shoqërisë shqiptare. Sipas saj, “në 53 ditë qytetarët shqiptarë kanë marrë mbështetje nga të gjitha mediat ndërkombëtare”.

“Në 53 ditë nuk ka ndodhur vetëm një demonstratë, por një ndryshim rrënjësor i shoqërisë shqiptare. Na referoheshin si një shoqëri që nuk di të bashkohet dhe të dalë përballë atyre që e dhunojnë. Në 53 ditë në këtë shesh kam para më shumë solidaritet se çdo vend tjetër. Në 53 ditë ne jemi bërë Europë”, tha ajo.

Një tjetër protestuese bëri thirrje që nesër të gjithë qytetarët kudo ku janë të protestojnë para Parlamentit.

Protesuesit paralajmëruan se protesta nesër do të nisë në orën 08:30, për të vijuar para parlamentit.

“Ju rikujtojë protestën nesër që nis në orën 8:30. Bashkimi tek Sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas marshim drejt parlamentit. Parlamenti po e ndjen të keqen dhe me ato ligje, po nxitojnë që të copëtojnë Shqipërinë. Nesër do diskutojnë Paketën e Maleve, ta dini mirë që puna nuk është aq e rëndësishme sesa është ndalimi i copëtimit të Shqipërisë”, tha një protestues.

Aktivisti Gent Progni paralajmëroi se nesër para parlamentit do përdoren vetëm vezë dhe jo objekte të rrezikshme.

“Dua të jap një mesazh përbashkues. Policia të mos na provokojë, pasi ne do gjuajmë vetëm me vezë. Ne nuk do ju lejojmë të votoni ligjet”, tha ai. Në përfundim protestuesit vijuan me marshimin nga godina e Kryeministrisë drejt rrugëve të Tiranës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. 1 nga 15

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›