E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qytetarët për tunelin e Llogorasë: Kishim vite që e prisnim, shkurton distancën, ul kohën

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Tuneli i Llogorasë, 5.9 km i gjatë u hap sot për kalimin e mjeteve, duke shkurtuar distancën drejt jugut, sikundër dhe rritur sigurinë rrugore.

Qytetarë të shumët kanë vlerësuar hapjen e tunelit teksa janë shprehur se ishte një ëndërr që më në fund u bë realitet.

“Rruga shkurton distancën, ul kohën”, shprehet një nga qytetarët në dalje të tunelit.

“Një vepër e madhe, punë e shkëlqyer”, shprehet një tjetër

“Një zgjidhje e mirë, kishim vite që e prisnim”, shprehen të tjerët.

Por tuneli do t’u shërbejë jo vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe turistëve të shumtë që prej disa vitesh po zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre.

Disa prej tyre, të cilët edhe kaluan sot përmes tij, thanë se tuneli është një vepër e mirë.

Tuneli i Llogorasë, një nga veprat infrastrukturore të kategorisë së rëndësishme për sa i përket tuneleve edhe në rang Europe, pasi futet në tunelet e gjatësisë së madh do të qëndrojë i hapur gjatë sezonit veror, ndërsa në vjeshtë do të rinisin punimet, kryesisht për sinjalistikën dhe detaje të tjera të vogla. Ai do të hapet përfundimisht në 2025 dhe do të jetë me pagesë.

Tuneli nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Duke kaluar përmes këtij tuneli prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, kjo rrugë nga sot përshkohet për 7-8 minuta.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›