Qytetari bën kallëzimin në policinë e Durrësit: Më dhunuan sapo dola nga votimi për shkak të bindjeve politike
Një tjetër incident është shënuar në Durrës, ku një qytetar ka bërë një kallëzim në polici.
Qytetari ka kallëzuar në polici se sapo ka dalë nga Qendra e Votimit është dhunuar nga disa persona për shkak të bindjeve të tij politike.
Ai ka treguar se kur ka dalë nga votimi, jashtë ambienteve të shkollës i janë afruar disa persona dhe e kanë dhunuar. Nuk dihet ende se kush janë personat që e kanë dhunuar qytetarin apo shkaqet.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
