Përplasja e Edmond Spahos në qendrën e votimit në Maliq, Policia: Kemi marrë deklaratën dhe po bëjmë verfikimet
Policia e Korçës ka reaguar në lidhje incidentin e ndodhur në qendrën e votimit në Zvezdë, Maliq, ku deputeti i PD Edmond Spaho u konfliktua me një person, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit.
Policia sqaron se në lidhje me këtë rast është marrë deklarata e Spahos dhe po kryehen verifkimet e nevojshme.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se kanë marrë dhe dëshminë e kandidates për Bashkinë e Korçës, Ledina Allolli e cila pretendoi më herët se punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit. Në të dy këto raste po bëhen verifikimet e duhura nga ana e Policisë.
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:
Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se:
Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e Policisë, për t'u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë. Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme.
Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
