E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Qytetaria mbizotëroftë mbi egërsinë”, Rama uron hebrenjtë për vitin e ri: Pengjet të kthehen në…

Kryeministri Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka uruar komunitetin hebre për Vitin e Ri të tyre.

Rama uron që “paqja dhe qytetaria mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan A2 CNN.

“Duke i uruar komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Qoftë ky vit i ri, viti i kthimit të gjithë pengjeve te të dashurit e tyre.

Paqja dhe qytetaria mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan Rama.

Ky urim i kryeministrit vjen vetëm një ditë pas sulmeve iraniane me raketa ndaj Izraelit, të cilët u dënuan me forca nga Shqipëria. “Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›