E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO / Sherr tek “Etika”, Noka i fiksuar pas mikrofonave, Bushka ndërpret mbledhjen: Ik, qërohu!

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS do ndëshkonte 24 deputetet e opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.

Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.

Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Duket se Flamur Noka i ka fiksim mikrofonat pasi edhe në seancën e së hënës u përjashtua pse shkuli mikrofonin e Petro Koçit.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›