Qyteti historik i Vlorës tërheq vizitorët italianë, zona e Muradies destinacioni i preferuar

Vlora po bëhet një destinacion i njohur jo vetëm për plazhet panoramike por edhe për atraksionet kulturore dhe historike, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota por kryesisht nga Italia . Qyteti historik ose zona e quajtur Muradie, çdo vit frekuentohet nga mijëra turistë.
Edhe këtë vit përfundimi i sezonit veror nuk i ka penguar ata ti drejtohen Vlorës dhe pikave të saj më interesante për tu vizituar.
“Më pëlqen këtu e mendoja ndryshe Shqipërinë, jeni shumë të avancuar para nesh ,ushqimi është shumë i mirë qëndrohet që do të qëndroj tre ditë këtu”, u shpreh një turist.
“Është hera e parë që vij është qytet i bukur më pëlqen çdo gjë”, u shpreh një tjetër turiste .
“Është hera e parë që vij në Shqipëri është shumë bukur ,kam vizituar Tiranën ,Vlorën dhe Krujën do t’ia sugjeroja miqve të mi italian patjetër qytetin e Vlorës”, u shpreh një tjetër turiste.
Edhe pse në muajin tetor Vlora vazhdon ende te frekuentohet nga turistet e huaj duke ju drejtuar pikave të saj më interesante për tu vizituar.
/RTSH/