E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qyteti i Elbasanit në 100 vjet”, ekspozitë me fotografi për figurat më të rëndësishme

Përgjatë mureve historike të kalasë, pranë kullës së sahatit, Qendra e Artit çeli ekspozitën “Elbasani në 100 vjet”.

Një udhëtim vizual që sjell historinë e qytetit gjatë një shekulli, duke u ndalur në momente kyçe, figura të rëndësishme dhe transformimet që Elbasani ka pësuar ndër vite.

Të shumtë ishin qytetarët që ndaluan për ta vizituar nga afër.

Shumë prej tyre u shprehën me nostalgji për fotot e ekspozuara, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në vëmendje historinë dhe identitetin e qytetit.

Sipas drejtorit të Qendrës së Artit, aktivitete të tilla përcjellin një ndjesi pozitive te qytetarët, duke lajmëruar një sezon të nxehtë artistik.

I gjithë muaji gusht pritet të pasohet nga aktivitete të larmishme në Elbasan të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›