E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti i Shkodres ende pa buxhet

SHKODER- Qyteti i Shkodres akoma nuk ka miratuar buxhetin e tij per vitin 2011 ndersa sipas drejtuesve te Bashkise kjo pritet te behet ne gjysmen e muajit mars. Edhe ne mbedhjen e se henes se Keshillit Bashkiak Shkoder Bashkia nuk e kishte sjelle per diskutim projektbuxhetin e vitit 2011. Sipas kryetarit te Bashkise Shkoder Lorenc Luka vonesat kane ardhur per shkak te situatave te krijuara me permbytjet dhe vleresimin e demeve ne zonat qe u preken ndersa gjysma e marsit do e gjeje projektbuxhetin te perfunduar dhe do sillet per miratim. Sipas Lukes prioritet i Bashkise Shkoder edhe kete vit do jete infrastruktura kryesisht ne akset e dyta dhe treta ne pjeset mes pallateve dhe shtimin e hapesirave te gjelberta per qytetaret e Shkodres.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›