Qyteti më i madh antik në Shqipëri, parku i Antigonesë tërheq çdo ditë grupe të shumtë turistësh

“Shtëpia e Arkeologut” në Parkun Arkielogjik të Antigonesë, një nga investimet më të rëndësishme që i ka shërbyer infrastrukturës turistike në brendësi të tij, kohët e fundit po tërheq një numër të lartë vizitorësh të huaj por edhe vendas.
I cilësuar si një nga qytetet antike më të mëdha në territorin e Shqipërisë, dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i luginës së Drinosit, Antigoneja është një atraksion i rëndësishëm turistik.
Ky grup turistësh janë nga Franca dhe pasi kanë vizituar qytete të tjera historike si Beratin, Krujën , Gjirokastrën apo Butrintin, kanë mbërritur edhe në Antigone.
Sipas historianit grek Plutarkut, Antigonea është qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja.
/rtsh.al/