Muzeu ”Shtëpia me gjethe” tërheq vizitorë të huaj dhe vendas

E gjithë jehona që po i bëhet Shqipërisë nga mediat e huaja si dhe “bumi” turistik që po përjeton vendi ynë gjatë kësaj periudhe, ka sjellë një fluks turistësh jo vetëm në bregdetet shqiptare, por edhe në institucionet kulturore.
Thesari i memories sonë kolektive ose siç emërtohet Muzeu Kombëtar i Përgjimeve ”Shtëpia me gjethe” ka pasur një fluks të shtuar me mbi 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë janar-korrik të vitit të kaluar.
E përkthyer në shifra, deri në fund të muajit korrik rezultojnë rreth 22 475 vizitorë, ku 75% janë turistë të huaj dhe 25% vendas.
Vizitorët e huaj më të shumtë janë nga Italia, Franca, Anglia, Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda.
Burime nga muzeu bëjnë me dije se muaji gusht ka pasur një fluks turistësh akoma më të madh krahasuar me muajin korrik.
Ky muze sjell një panoramë të gjerë të njerëzve të pafajshëm të përgjuar, arrestuar, internuar, torturuar dhe që vuajtën dënime të rënda gjatë regjimit të shkuar komunist në Shqipëri.
Gazetare: Ornela Ceka
/RTSH/