Qyteti që të josh me nocionin e orientalizmit

Nëse nuk gjejnë përkrahje nga ndonjëra nga partitë politike që të gjendet njeriu i Prizrenit për të qeverisur këtë qytet, prizrenasit nuk do të votojnë. Kjo është ngjyra e bisedës që ndihet në tavolinat e kafeneve dhe shtëpitë në Prizren
Nga Baton Haxhiu
Nëse do të duhej kërkuar një qytet të vetëm në Kosovë, që ka ngrohtësinë, shijen dhe nuk i takon periferisë, që ka diçka të veçantë sa herë që e prekë dhe shëtit nëpër të, që është unikal në këto cilësi në Kosovë, padyshim se emri që të bie ndërmend është - Prizreni.
Kjo është pjesa e bukur e tij, pa halle dhe pa nuanca të përfoljeve politike. Pikërisht ky qytet e bën joshës nocionin e orientalizmit dhe jetës ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e Kosovës. Prizrenasit përbëjnë një popull të qetë, me halle shtëpie dhe me idenë e munguar të influencës. E shijojnë kujdesshëm gjendjen koloniale të qeverisjes dhe e pranojnë se, në një mënyrë, janë të pafuqishëm që ta ndryshojnë dhe ta kthejnë vendimmarrjen.
Është e habitshme që në kohët e fundit në Prizren po ndërtohet një ndjellje etiketimesh për grupe dhe klane politike të cilat janë gjysmë të zhvilluara dhe ende të pashndërruara në fenomenin e damkosjes totale për përkatësitë politike. Ka filluar një rrjet përçmues për grupe të ndryshme politike që pretendojnë të marshojnë drejt postit më të rëndësishëm politik të këtij qyteti në zgjedhjet lokale që po vijnë.
Prizreni i shtëpive dhe kafeneve po bëhet i ashpër me qëndrime, duke përmendur saktësisht gjërat që po ndodhin në politikën e Kosovës. Këtë radhë po marrin qëndrim. Po marrin qëndrim homogjen ndaj përçmimit dhe mungesës së respektit për njeriun e Prizrenit dhe qytetarin e tij.
Në zgjedhjet lokale që po vijnë i kanë renditur gjërat nga e kaluara dhe po ndërtojnë strategji refuzuese. Po flasin qartë se ky nuk është më qëndrim transitor dhe as ikje nga përgjegjësia. Për shkak të karakterit të tyre të papërcaktuar, ose të lënë anash, prizrenasit sikur po vendosin të ikin nga gjendja margjinale ngase po konsiderojnë se janë të rrezikuar vetë nga qeverisja periferike.
Ata po flasin për Gjakovën e shkatërruar dhe për Pejën e bërë shoshë nga provincializmi qeverisës. Dy referenca që prej kohësh e kanë bërë Prizrenin të kujdeset për rikthimin e besimit të ideja e politikës dhe e kthimit duke u marrë seriozisht me veten dhe jo duke ndejtur dhe fajësuar të tjerët që vendosin për fatin e tij. Ndërgjegjja e njëfarë shkalle që është krijuar kohëve të fundit për të qenë i fuqishëm në qytetin ku jetojnë, i bënë ata që të ikin nga ndjeshmëria e viktimizimit e cila ka qenë për kaq kohë temë e tyre.
Ikja nga viktimizimi ka ndodhur kohëve të fundit, kur ndërgjegjësimi për njeriun e Prizrenit dhe mungesën e tij nëpër institucione të Kosovës i ka bërë ata ta marrin hapin e parë. Fillimisht, ta marrin qytetin.
Prizrenasit ankohen zëshëm se kanë shumë pak deputetë në Kuvendin e Kosovës. Nuk kanë asnjë ambasador, kurse në Qeveri kanë vetëm një ministër (Yagcilar) dhe asnjë zv.ministër. Nuk kanë asgjë në administratë dhe, mbase, vështirë se e njohin ndonjërin nga drejtorët e qytetit ku jetojnë.
Këto janë fjalët që i turbullojnë ata, prandaj edhe i konsiderojnë si fakte të bezdisshme për të qenë rehat. I konsiderojnë këto anomali të qëllimshme duke shkuar aq larg sa e quajnë çrregullim qytetar deri në ndotje.
Theksi i tyre vihet te kufiri i pakapërcyeshëm ndërmjet asaj që kërkojnë dhe asaj që iu duhet. Ndërmjet jetës në qytet dhe qeverisjes për të. Një gjë dihet: në Prizren ka klube të vërrinasve, hasjanëve, turqve, ashkalinjëve dhe boshnjakëve, por nuk ka klub të prizrenasve për të votuar për Prizrenin.
Express, Prishtinë
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")