RAMA SI BERISHA, TE TJERA THOTE TE TJERA BEN
Lideri i socialistëve, Edi Rama, tha jo pak gjëra të drejta para qytetarësh të mbledhur në një miting për çështjen e drejtë të hapjes së kutive. Por problemi që ne kemi nuk është se politikanët shqiptarë nuk thonë gjëra të drejta. Problemi i vërtetë dhe tragjik për vendin është se përgjithësisht, në këto 20 vjet, liderët kanë folur drejt dhe kanë vepruar gabim, krejt në kundërshtim me ato që kanë thënë. Edi Rama nuk bën përjashtim. Prandaj njerëzit dëgjuan nga ai një thes me fjalë të zjarrta, por ku ndihej pak dëlirësi. Qëllimi i mirë u përdor si maskë për të fshehur të keqin. E vërteta u bë përsëri vegël e gënjeshtrës. Një shtojcë në përvojën e hidhur me liderët që duhet të na bëjë, të paktën, të mos u shkojmë pas si delet, të ndjellur nga fjalët e bukura dhe plot pasion që na thonë, por të përpiqemi të shkojmë tej fjalëve (sikundër sugjeronte dhe Erich Fromm) duke analizuar edhe veprat e tyre. Një përvojë që duhet të na bëjë "të mos hamë më bar". Dhe janë bëmat ato që na provojnë se jo rrallë, pas betimeve për liri të liderëve, është fshehur epshi për sundim, pas kërkesës idealiste për barazi para ligjit, pabarazia reale dhe diskriminimi, pas parimit të propaganduar të ndarjes së pushteteve, dëshira për t‘i pasur ato të gjitha në një dorë, se pas kërkesës së drejtë për hapjen e kutive qëndron jo përherë devocioni për drejtësi, por manipulimi i kësaj çështjeje të drejtë në funksion të luftës për pushtet. Është tipike e shumicës së liderëve në botë, në të gjitha vendet dhe kohërat, të tërheqin pas vetes njerëzit me kauza të drejta dhe pastaj t‘i zhgënjejnë. Vetëm pak muaj para agresionit Hitleri fliste për paqen, Enveri i premtoi shqiptarëve çlirim dhe ju solli robëri, Berisha u ngjir për demokracinë, por instaloi demokraturën, pas "liberalizmit" të Nanos, fshihej një papërgjegjshmëri përqeshëse. Por ç‘flasin veprat edhe për Edi Ramën? Na thonë që edhe në këtë rast, më shumë se nga besimi i verbër te lideri, duhet të udhëhiqemi nga mosbesimi tek ato që ai premton. Mosbesimi dhe jo besimi, ka qenë forca motivuese për krijimin e sistemit të balancave, kontrolleve dhe kufizimin e pushteteve, tipike kjo për demokracitë liberale. Mosbesimi e ka shpallur garantimin institucional domosdoshmëri, duke ecur me bindjen se pjesa engjëllore është vetëm ajo mbiujëse e ajsbergut shpesh djallëzor të një lidershipi. Ndërkaq, besimi i verbër te lideri dhe mbulimi i tij me ovacione e duartrokitje, që mjerisht ende karakterizon në shumicë shqiptarët, ka krijuar vetëm despotizëm, tirani dhe diktatura.
***
Lideri i socialistëve foli për "barazinë para ligjit". Nuk do koment që kërkesa është e drejtë. Veç ajo bie në kundërshtim jo vetëm me ato që bën Berisha, por edhe me ato që ka bërë Rama, veç apo dhe në bashkëpunim me Berishën. Le ta ilustrojmë me disa shembuj: Thirrja e Ramës për barazi para ligjit është e drejtë por bie në kundërshtim me ligjin zgjedhor që ai miratoi në konsensus me Berishën. Madje edhe më keq. Sepse është ky ligj që sanksionon "pabarazinë me ligj". Në bazë të tij, një parti satelite e Ramës ose e Berishës, mund të nxjerrë një deputet me rreth 10 mijë vota, ndërkohë që një parti që këmbëngul në lirinë e saj për të konkurruar e vetme, mund ta nxjerrë një deputet me vetëm rreth 20 mijë vota. Është një pabarazi e hapur dhe për më tepër edhe kundër lirisë së një partie për të konkurruar më vete. Dhe meqë erdhëm te "liria" duhet të themi se Rama foli drejt edhe për të. Por ndryshe nga sa ai theksoi, mekanizmi i saj nuk ngushtohet te liria e votës. Mekanizmi që e mban gjallë lirinë është mbi të gjitha një sistem institucionesh dhe ekuilibrash mes pushtetesh. Rama tha se është i shqetësuar që demokracia ka rënë "në boshllëkun e mungesës së ekuilibrave kushtetues mes pushteteve të pavarura që janë marrë peng në një dorë". Por është një shqetësim i rremë, vetëm me fjalë. Veprat flasin ndryshe nga fjalët. Sepse është pikërisht i njëjti Edi Ramë, që i nxitur nga etja për pushtet absolut (pra tamam si Berisha) ka kontribuar duke ndryshuar Kushtetutën, themelin e shtetit, që në Shqipëri pushtetet e pavarura të bëhen të varura dhe në rrënimin e ekuilibrave kushtetues. Është pikërisht bashkëfajtor Rama që sot pushtetet po mblidhen edhe më me shpejtësi në një dorë të vetme, "që pushteti nuk është i ndarë nga shteti". Ironia është se gjithë këtë sakrilegj autoritarist ndaj lirisë, Rama këmbëngul ta quajë, edhe në mitingun e fundit, fryt të një konsensusi dhe dialogu me Berishën "ç‘ka opozita nuk e kish bërë asnjëherë në këto vite pluralizëm". Po, kjo e fundit është e vërtetë! Dhe jo vetëm me fjalë. Asnjëherë më parë në këto 20 vjet tranzicion, opozita e majtë nuk ka qenë investuar kaq rrënjësisht kundër ndarjes së pushteteve që mbron lirinë, në dobi të formulës autokratike të një dore të fortë apo Kryeministri të hekurt, që nuk mund të mos e mbysë lirinë. Rama qahet me fjalë se Berisha ka kapur të gjitha pushtetet, por me vepra e ka mbështetur Berishën të bëhet një Kryeministër i hekurt.
***
Rama u ankua edhe për lirinë e fjalës. Foli edhe për sakrificat që janë bërë dhe bëhen për të në Shqipëri. Akuzoi edhe mediat të cilat, me hir ose me pahir, "janë kthyer anë e pushtetit". Konstatimi është jo pa vend. Por të kujton Berluskonin që sapo akuzoi mediat italiane, që e kritikojnë, se janë bërë "të majta". Rama i akuzon ato shqiptare se janë bërë "të djathta". Pse? Sepse e kritikojnë. Kjo nuk është të respektosh lirinë e fjalës. Ose është ta respektosh me fjalë dhe ta shkelësh me vepra. Rama e ka harruar atë thënien e Volterit për të cilën është betuar edhe publikisht. A ka media dhe gazetarë në shërbim të pushtetit? Sa të duash. Pas humbjes së Ramës në zgjedhje edhe ca më shumë. Por, ndërkaq, kjo nuk mund ta bëjë dot Ramën kalorës të fjalës së lirë. Sepse edhe ai, si Berisha, është munduar të bëjë sa më shumë media dhe gazetarë që punojnë për të. Madje edhe më keq. Është përpjekur të censurohet mendimi kritik ndaj tij, si dhe të selektohen, duke u mbajtur larg ekraneve, gazetarë dhe opinionistë kritikë ndaj politikave, qëndrimeve dhe jo pak bëmave të tij.
Shumë të tjera gjëra mund të thuhen mbi humnerën që ndan fjalën e Ramës si lider nga veprat. Edhe për qëndrimin ndaj tragjedisë së Gërdecit. Është e vërtetë që Berisha po e varros "Gërdecin", por qe i pari Rama që nisi të hapë gropën, duke mos protestuar për 26 të vrarë, qindra të plagosur, Rama që vetëm dje e përmendi emrin e Mediut. Nuk protestoi dhe e varrosi politikisht "Gërdecin" për shkaqe pushteti dhe po për shkaqe pushteti po e ç‘varros. Ndryshe i ka fjalët nga veprat edhe për respektimin e pronës private të qytetarëve që në jo pak raste, pushteti lokal socialist në Tiranë dhe në jo pak qytete të tjera, e ka dhunuar dhe po e dhunon. Madje edhe për hapjen e kutive të votimit në ato raste kur transparenca nuk ka qenë në interes të pushtetit të Ramës. Jo fjalët që thotë sot në favor të lirisë, barazisë para ligjit, ndarjes së pushteteve, transparencës së votës, lirisë së fjalës, por veprat e tij, na shfaqin një Ramë shumë të ngjashëm në ambicie, mjete dhe taktika me Berishën që ai e kritikon në emër të së drejtës. Dhe është pikërisht kjo mospërputhje e fjalëve me veprat, që na pengon të bashkohemi me Ramën në një "NE" të madhe sikundër edhe ai bën thirrje. Sepse ajo që na ndan nuk është diçka konvencionale, jo thelbësore, e tolerueshme, e vogël, e padëmshme. Ajo që na ndan është pikërisht jo fjala për lirinë, por qëndrimi ndaj lirisë. Nuk mund të bashkohemi dot me një lider që sot bën thirrje për të mbrojtur lirinë, ndërsa pak kohë më parë, hapte gropën "kushtetuese" për të bashkë me Berishën. Ndaj na duket sikur do bashkohemi me Berishën. Na duket sikur jemi në korrik 2005 kur shumë shqiptarë i shkuan prapa Berishës dhe e risollën në pushtet, sepse fliste drejt kundër korrupsionit të qeverisë Nano. E risollën në pushtet dhe ai ju risolli një korrupsion edhe më të përgjakshëm si ai i Gërdecit. Duhet të jesh përsëri i verbër që mos shohësh se me liderë si Rama, kauza e drejtë lirisë mund të përdoret për qëllime pushteti, por nuk mund të mbrohet. Po si i bëhet? Këmbëngulin se vetëm Rama është shpëtimi, se Rama është Mesia! A nuk ju duket një film i riparë kaq e kaq herë në këta 20 vjet? Zgjidheni mekanizmin e lirisë, konkurrencës dhe demokracisë nga zinxhirët e dhunës së shumicës bolshevike në PS, shpëtojeni lirinë dhe demokracinë e partive nga kthetrat e kultit të liderëve "të pa zëvendësueshëm", mbrojeni nga presionet e fanatikëve pa tru dhe liria vetë, do t‘ju japë një tjetër lidership që e ka lirinë jo vetëm në majë të gjuhës por edhe në zemër. Vetëm atëherë shqiptarët do të mund të bëjnë një "NE" si ortek shpëtimtar lirie dhe drejtësie!