E Enjte, 5 Nëntor 2026

RCEP-i do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022

Marrëveshja e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, njoftoi të mërkurën Ministria e Tregtisë e Kinës, bën të ditur Radio e Jashtme e Kinës.

Deri të martën, gjashtë shtete anëtare të ASEAN-it – Brunei, Kamboxhia, Laosi, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami, si dhe katër shtete jo nënshkruese të ASEAN-it – Kina, Japonia, Australia dhe Zelanda e Re, kanë ratifikuar marrëveshjen RCEP, tha Ministria e Tregtisë duke cituar një deklaratë të Sekretariatit të ASEAN-it.

RCEP-i do të hyjë në fuqi 60 ditë pas ratifikimit nga të paktën gjashtë shtete të ASEAN-it dhe të paktën tre shtete jo të ASEAN-it, sipas marrëveshjes, që do të thotë se data efektive e paktit për 10 vendet është 1 janari 2022.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›