RIAD – Takim Rubio-Lavrov me fokus luftën në Ukrainë

DUBAI, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Arabinë Saudite për një diskutim të gjerë të fokusuar në luftën në Ukrainë, pas një ndryshimi në politikën e SHBA nën Presidentin Donald Trump.
Kremlini tha se takimi i parë midis dy diplomatëve të lartë, është përgatitur për negociatat e mundshme për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe një takim midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Rendi i ditës përfshin një sërë çështjesh që lidhen me rivendosjen e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Sipas Kremlinit, në bisedime do të marrë pjesë edhe Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme.
Rubio kishte thënë më parë se planifikonte të takohej me të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz në Arabinë Saudite për t’u angazhuar me zyrtarë rusë. /os/