FOKUS – Kina u bën thirrje vendeve të tjera që të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Ukrainë

PEKIN, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Pekini zyrtar thekson se palët e tjera duhet të përfshihen në bisedimet e paqes për luftën në Ukrainë, pasi diplomatët e lartë amerikanë dhe rusë filluan bisedimet në Arabinë Saudite.
”Kina është e kënaqur me të gjitha përpjekjet për të arritur paqen, duke përfshirë bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun.
”Kina pret pjesëmarrjen në kohë të të gjitha palëve dhe palëve të interesuara në procesin e bisedimeve të paqes”, tha Guo, pa përmendur veçanërisht Ukrainën.
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov filluan bisedimet në kryeqytetin saudit Riad të martën. As përfaqësues ukrainas dhe as evropianë nuk ishin të ftuar në bisedime.
Guo tha se Kina ka besuar gjithmonë se negociatat janë mënyra e vetme për të zgjidhur “krizën” në Ukrainë. Pekini konsiderohet aleati më i rëndësishëm i Moskës, pasi ka dështuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës. /os/