RIGA – Estonia vendos kontrolle të rrepta doganore në kufirin e saj me Rusinë

RIGA, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Estonia ka vendosur kontrolle të plota doganore në kufirin e saj lindor me Rusinë, njoftoi qeveria.
Kontrolle më të rrepta do të zbatohen me efekt të menjëhershëm në vendkalimet kufitare rrugore dhe hekurudhore në Narva, Koidula dhe Luhamaa, duke zëvendësuar kontrollet e mëparshme të bazuara në rrezik për pasagjerët dhe automjetet.
Qëllimi është të parandalohet transporti dhe tranziti i mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së përmes Estonisë.
Bordi Estonez i Taksave dhe Doganave u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve ndërkufitarë që të sigurojnë që të mos mbajnë sende të ndaluara.
Shefi i doganave Voldemar Linno tha se ”duhet të lihet shumë më shumë kohë për kalimin e kufirit, sepse çdo person dhe çdo automjet do të kontrollohet në të ardhmen”. /os/