E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RN Auto Industry Albania, zgjeron linjat e prodhimi deri tek autoblindat ushtarakë për eksport

TIRANË, 24 prill /ATSH/ RN Auto Industry Albania, me një eksperiencë mbi 25-vjeçare në inxhinierinë e konvertimit të automjeteve dhe një ekip të ri plot energji në Shqipëri, po sjell një inovacion të vërtetë në tregun tonë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i pranishëm në ambientet e kësaj sipërmarrje tha se “falë klimës së re të lehtësive dhe mundësive që po krijojmë për biznesin prodhues, RN Auto Industry Albania do të zgjerojë linjat e saj, nga prodhimi i mjeteve teknologjike civile deri tek autoblindat ushtarakë për eksport.

Gonxhja vlerësoi se “me moton “Built for Tomorrow. Powered by Innovation”, dhe vulën “100% Made in Albania”, kjo kompani po afirmon jo vetëm potencialin tonë prodhues, por edhe besimin që Shqipëria mund të jetë një pikë referimi për mjeshtërinë dhe zhvillimin industrial në rajon”.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›