RRUGA E GJATE DREJT EUROPES
Në Bashkimin Europian duket qartë se nuk ka gatishmëri që Turqia të bëhet anëtare e këtij grupimi me të drejta të plota, vihet në dukje në një analizë të "Dojçe Veles", pas publikimit të progres-raportit nga ana e Komisionit Europian që analizonte arritjet dhe shanset e vendeve aspiruese për anëtarësim në BE. "Turqia, pas disa vjetësh, do të ketë më shumë banorë, madje edhe sesa Gjermania që ka deri tani numrin më të madh të banorëve midis vendeve anëtare të BE-së. Kur të bëhet vend anëtar me të drejta të plota, Turqia do të mundë të pretendojë për një numër të madh të funksioneve në BE dhe do të kishte një ndikim politik mjaft të madh në këtë grupim", vihet në dukje në analizën e mësipërme të stacionit të mirënjohur radio-tv gjerman.
Pavarësisht se disa nga vendet që synojnë të bëhen anëtare të BE-së, e kanë plotësuar numrin më të madh të kushteve të përcaktuara, si p.sh. Kroacia që tani ndodhet në fazën përmbyllëse të bisedimeve të anëtarësimit, Traktati i Lisbonës ende nuk është miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, kështu që zgjerimi i BE-së vazhdon të mbetet i bllokuar, theksohet në analizë, ku vihet në dukje edhe shpresa që Presidenti i Çekisë, Vaslav Klaus, ta nënshkruajë traktatin në fjalë deri në fund të vitit, e kështu ai do të mund të hyjë në fuqi. Ka edhe nga ata që nënshkrimin nga ana e Presidentit çek të Traktatit të Lisbonës e lidhin edhe me datën e fillimit të bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë, e cila gjithashtu ka plotësuar numrin më të madh të kushteve, por si pengesë kryesore ka kundërshtimin e Greqisë për shkaqe që dihen. Deputeti i Bundestagut (Parlamentit) gjerman, Helmut Lamp, të cilit i referohet "Dojçe Vele", vinte në dukje këto ditë lidhur me këtë çështje, se "nënshkrimi i Traktatit të Lisbonës ka rëndësi vendimtare, duke qenë se ka shpresa që mosmarrëveshja mes dy vendeve (Maqedonisë dhe Greqisë) për emrin të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër. Unë jam deputet nga landi më verior që është ndarë mes Danimarkës e Suedisë dhe e di se mosmarrëveshje të tilla mund të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër, kur ekziston vullneti i mirë".
Për shkak të diskutimeve të gjata dhe të lodhshme në Bashkimin Europian lidhur me zgjerimin, ky i fundit nuk mund të parashikohet, pasi BE-ja ende nuk e ka marrë veten nga vala e fundit e zgjerimit me 10 vende në vitin 2004. Por, sidoqoftë, analiza e lartpërmendur e konsideron pozitiv faktin se raporti i Komisionit Europian i mban dyert e hapura për të gjitha vendet aspiruese. Sipas KE-së, shtetet pasuese të ish-Jugosllavisë, Turqia dhe Islanda, në parim, i kanë dyert e hapura, duke supozuar se do t‘i plotësojnë kushtet. Kroacia është në krye të kësaj liste. Rasti i Islandës është specifik, por edhe ajo shumë shpejt do të mund të bëhet anëtare e BE-së, sepse qysh sot ajo e ka plotësuar numrin më të madh të kritereve të kërkuara të BE-së. Maqedonia duket se gjithashtu ka shanse të mira, por ajo, para së gjithash, duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë. Kurse për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor rruga është ende e gjatë, por, sidoqoftë, pengesat më të mëdha qëndrojnë para Turqisë.
Në analizë shtrohet pyetja, nëse pranimi i të gjitha këtyre vendeve aspiruese është i justifikuar apo jo. Është i justifikuar, por jo në rastin e Turqisë, kurse para numrit më të madh të ish-republikave jugosllave, tani shtete të pavarura, rruga është e gjatë, pasi atyre u duhet kohë që të përmbushin kushtet paraprake të brendshme, ndërkohë që sot e kësaj dite, ekzistojnë disa "vatra zjarri" latente, nënvizon analiza e sipërcituar, cila vazhdon më tej se, pavarësisht nga ky fakt, BE-ja do të mund ta lejojë pranimin e tyre. Por, me Turqinë puna qëndron ndryshe, theksohet në analizë, e cila e konsideron Turqinë si një rast të komplikuar. "Nuk është fjala vetëm për ritmin e ngadaltë të progresit demokratik në Turqi dhe për mosnjohjen ende nga ana e saj të Qipros, që është anëtare e BE-së. Dilema kryesore mbështetet te frika se Turqia do të mund ta mbingarkojë peshën që mund të mbajë BE-ja? Ky vend, pas disa vitesh, për nga numri i popullsisë do ta kalojë atë të Gjermanisë, që deri tani ka numrin më të madh të popullsisë midis vendeve anëtare të BE-së. Pasi të bëhet anëtare me të drejta të plota, Turqia do të mundë të pretendojë për një numër të madh funksionesh në BE dhe kështu ndikimi i saj politik do të rritej në mënyrë shumë të konsiderueshme brenda këtij grupimi. "Islami, në thelb, nuk përbën pengesë, por mund të konsiderohet i tillë, në qoftë se kihen parasysh përmasat e mëdha të këtij vendi. Turqia, si vend anëtar i BE-së, edhe nga ana kulturore do të mund ta ndryshonte në një masë të caktuar BE-në, gjë që provokon kundërshtimet më të ashpra, theksohet midis të tjerave në analizën e "Dojçe Veles", e cila, sidoqoftë, thekson se "kjo gjë, në asnjë mënyrë, nuk flet kundër afrimit të mëtejshëm të ndërsjellë, përkundrazi".